Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutave në kafenenë ‘Pasarela’ në lagjen Dardania në Prishtinë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka mbetur i plagosur një person, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se viktima është Dëfrim Kuqi.
Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se atje tashmë kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i Emergjencës.
Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.
Sinjali do të iu mbajë të informuar.