Ekskluzive: Arrestohet Naim Murseli bashkë me një person tjetër për vrasjen e gruas, Liridona Murselit

Policia e Kosovës ka arrestuar Naim Murselin, bashkëshortin e Liridona Murselit e cila mbeti e vrarë në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë dy ditë më parë merr vesh Paparaci.com. Ai është arrestuar si i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Murselit së bashku me një person tjetër që dyshohet ta ketë paguar.

Ngjarja e rëndë që tronditi Kosovën ndodhi të mërkurën në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Ngjarja sipas rrugëve zyrtare u raportua si grabitje që eskaloi në përdorimin e armës nga e cila gjeti vdekjen tashmë e ndjera, Liridona Murseli.

Në vendin e ngjarjes, brenda në veturë prezent ishin burri i Liridona Murselit, Naim Murseli, njëkohësisht ish-këshilltar i ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit. Ai rrëfeu para policisë së ngjarja kishte nisur si grabitje dhe përfundoi me vrasjen e bashkëshortes së tij.

Bashkë me çiftin në veturë ishin edhe dy fëmijët e tyre, të cilët u larguan nga vetura së bashku me babanë e tyre, teksa panë se nëna e tyre u vra nga arma e zjarrit.

Lidhur me rastin është intervistuar bashkëshorti i saj, dëshmitari mashkull kosovar i cili kishte arritur të largohet nga vetura me dy fëmijët e tyre. Njësit relevante policore, prokurori dhe ndihma e shpejtë urgjente kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhej në njoftimin e policisë për rastin.

E ndjera Liridona Murseli është varrosur sot në fshatin Cërmjan të Gjakovës. /Paparaci.com/