Personalitete me renome ndërkombëtare nga Sllupçani


Shkruan Fejzulla Arifi

Personalitete me renome ndërkombëtare nga Sllupçani

Ibrahim Deari, regjisor dhe skenarist i filmit

Që nga viti 2009, ai ka filluar studimet në degën e regjisë dhe skenarit në “Europa Prima – The International University” në Shkup. Ibrahim Dearin regjisorin e parë të filmit të diplomuar në Komunën e Likovës.. Kështu filloi filmi artistik profesional në Sllupçanin dhe në Komunën e Likovës që nga viti 2010, kur u xhirua edhe filmi i parë me metrazh të shkurtër nga Ibrahim Deari, me lokacion tek Pishat e Sllupçanit dhe si lokacion i dytë, Shkolla fillore “Faik Konica” në Sllupcan. Ky film quhej “Mes parajsës dhe ferrit” 2011 dhe trajtonte pasojat e luftës dhe ishte i kushtuar veteranëve të luftës. Ky film u vlerësua edhe me çmimin e publikut në festivalin SWIKOS në Zvicër në vitin 2012. Pas këtij filmi janë xhiruar edhe filma të tjerë të shkurtër, duke përfshirë filmin “Rrëfimi i fundit” 2013 i cili fitoi çmimin në Internation festival of New York si filmi më i mire dhe regjisori më i mirë.
Filmi “TOKA” (2016) është një film i rëndësishëm, i mbështetur nga agjencia e filmit të Maqedonisë dhe xhiruar përsëri në Sllupçan. “TOKA” ka marrë pjesë në shumë festivale të filmit dhe ka fituar shumë çmime, duke përfshirë çmimin e “Filmit më të mirë” në festivalin e filmit ndërkombëtar në New York. Po ashtu, ka fituar çmimin e publikut në festivalin e filmit në Tetovë.

Filmi i radhes ka qene filmi “ RRUGË E GJATË PËR NË SHTËPI” 2017 i cili u xhirua në Sllupçna gjatë stinës së dimrit, dhe është hera e parë ku shihet Sllupçani i mbuluar me borë! Nje temë interesante, teme sociale, ky film ka fituar çmimi si filmi më i mirë në festivalin në Shkup, KINENOVA film festival.
Një tjetër film i suksesshëm që u xhirua në Sllupçan ishte “Vuajtjet e Fermerit” 2018, një film që trajtonte problemet e një fermeri në Sllupçan. Edhe ky film ka qenë pjesëmrrës në shumë festival dhe fitues i filmit më të mirë në festivalin e filmit në Ohër “Beach Film festival” viti 2019.
Pastaj, duhet të përmendet një serial i suksesshëm me tregime popullore, “NA ISHTE NJE HERË”, i cili është finansuar nga Radio Televizioni Shteteror i Maqedonisë MTV, i cili u xhirua me gjithsej 10 episode dhe përveç Sllupçanit, përfshinte edhe zonat e Allashecit dhe fshatin Presnicë.
“Te gjithë e thërrasin Rexhon” është filmi i parë me metrazh të gjatë i Ibër Dearit, i cili u xhirua në Sllupçan
Sot në Sllupçan është krijuar një vend ku vazhdimisht xhirohen filma, seriale, video muzike, dhe të tjera produksione audiovizuale. Janë xhiruar më shumë se 70 episode të “Tregimeve popullore” janë xhiruar në Komunën e Likovës, disa prej tyre edhe në Sllupçan. Gjithashtu, vendi i Pishave ka qenë një atraksion për shumë xhirime të video muzikave.
Kjo është një histori shumë inkurajuese dhe frymëzuese për Sllupçanin. Është e mrekullueshme të dëgjojmë se Sllupçani është bërë një vend i pershtatur për xhirime të filmave dhe banorët e Sllupçanit janë tani mikprites të mëdhenj dhe kontribues të rëndësishëm në çdo realizim të filmit. Përkrahja e tyre dhe dashuria për artin e filmit dhe artet e tjera është një pasuri e vërtetë për Sllupçanin.