Ishte kënaqësi të takoja sot ambasadoren e Gjermanisë, znj. Petra Drexler, të cilën e falenderova për përkrahjen e vazhdueshme gjermane për Maqedoninë e Veriut.
Me ambasadoren zhvilluam një diskutim të hapur dhe të gjerë mbi sfidat dhe emergjencën më të cilat përballemi për sa i përket qeverisjes së mirë dhe luftës kundër korrupsionit, por edhe për zgjidhjet e domosdoshme që do të sjellim si qeveri e re për të kthyer besimin e qytetarëve në institucionet e shtetit dhe përshpejtuar rrugën tonë evropiane.
Temë tjetër diskutimi ishin zhvillimet politike në vend, ku shpalosa qëndrimet tona në lidhje me çështjen e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, statusin e gjuhës shqipe dhe domosdonë e kultivimit të frymës së mirëbesimit midis bashkësive, në përputhje me parimet dhe frymën e Kushtetutës.