Halimi:Me “Carmen” nga Barcelona Flamenco Ballet u hap edicioni i 12-të i FemArt.

Me “Carmen” nga Barcelona Flamenco Ballet u hap edicioni i 12-të i FemArt.

Me një performancë të jashtëzakonshme, Carmen na sjelli një moment të fuqishëm që përqafonte dhimbjen, pasionin dhe thirrjen për liri.

Performanca mishëron një realitet të vazhdueshëm, ku pavarësisht arritjeve të mëdha në botë, lufta për të drejtat e grave mbetet ende e pranishme dhe e fuqishme në jetën e tyre, ndaj arti dhe aktivizmi luan një rol të rëndësishëm në senzibilizimin e drejtësisë dhe barazisë.

FemArt, me temën “Sisterhood in Times of War and Peace” (Motërzimi në Kohë Lufte dhe Paqeje), e vë në qendër rëndësie solidaritetin e grave dhe rolin që ato luajnë në transformimin shoqëror dhe përmirësimin e të drejtave të njeriut.

FemArt në krye me drejtoreshën Zana Hoxha dhe ekipin e saj, po e frymëzojnë lirinë!

Drejtoria e Kulturës