MENAXHMENTI I FAKULTETIT TË ADMINISTRATËS PUBLIKE DHE ZYRA PËR SIGURIMIN E CILËSISË PËRMBYLLIN CIKLIN E VIZITAVE NË KOMUNAT E KOSOVËS

Në vazhdën e takimeve me drejtorët komunalë të administratës, Dekani i Fakultetit të Administratës Publike Vrullim Buja dhe koordinatorja për mësim së bashku me koordinatoren për Sigurimin e Cilësisë gjatë javës së kaluar realizuan ciklin e dytë të takimeve me drejtorët e administratës.

Këto takime u zhvilluan në Gjilan me Doruntina Hasanin; Ferizaj me Agnesa Hajredini; Pejë me nënkryetarin Fatmir Asllani dhe Nita Pandurin; Gjakovë me drejtorinë e administratës; Prizren me Edin Shehun; Drenas me Laureta Thaqin, Skenderaj me Hamit Gecin dhe në Mitrovicë me Gëzim Stavilecin.

Në këto takime është diskutuar për krijimin e bashkëpunimit duke përfshirë specifikat e administratorit publik, hartimin e plan-programit, praktikat për studentët dhe çështje të tjera me interes ndërinstitucional.

Drejtorët e administratës kanë shfaqur një përkushtim të vërtetë ndaj fuqizimit të bashkëpunimit dhe kanë sjellë një vizion të shkëlqyeshëm për të ardhmen në krijimin dhe zhvillimin e kuadrove të reja.