Janë rreth 40 kriminelë shqiptarë në Ballkan që punojnë si vrasës me pagesë, disa nga Maqedonia (Video)

 

Eksperti i sigurisë, ligjëruesi universitar i Kriminalistikës, Mensut Ademi, në Rubikon të Klan Kosova, ka thënë se në mesin e shqiptarëve janë rreth 40 vrasës me pagesë.

“Këto të dhëna i kemi nga Policia e Shtetit shqiptar dhe nga institucionet e sigurisë. Janë të identifikuar shqiptarë të Kosovës, Serbisë, Malit të Zi, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, janë diku 40 persona që punojnë si vrasës me pagesë”, thotë Ademi.

Tutje, ai tha se Kosova ka ligje të mira për parandalimin e dhunës në familje, mirëpo thotë se vetëm pasja e ligjeve nuk mjafton.

“Ne kemi Ligjin për sinjalizues, pastaj kemi ligje dhe kodin penal që kemi shoqëri civile që duhet të merren me parandalimin e dhunës në familje që mos të vijë deri te një veprim makabër. Ne nisemi prej asaj që kemi ligje, kemi evidenca statistikore, por ne gabojmë shumë thellë dhe shumë rrastë kur ne nuk kemi evidenca statistikore të numrit terr dhe numrit të përhirtë. Dhe numri terr dhe i përhirtë krijohet apo sillet, realizohet, fitohen të dhënat përmes studimit të vetë akuzimit dhe viktimizimit. Këto studime duhet t’i bëjnë universitetet. Në 2010 është mundësuar për herë të parë në Kosovë, e kemi pasur një hulumtim rehabilitimi dhe risocializimi personave gjatë vuajtjeve të dënimit. Dhe aty kemi hasur se sa persona kanë kryer dhunë në familje dhe si p.sh. familja dhe shteti nuk kanë pasur mundësi reale për rehabilitimin dhe risocializimin e tyre. Ne sot kemi numër të madh të vëllimit, strukturës në aspektin regjional, kohor dhe sezonal, këtë që e thotë psikologu, nëse komshiu e njeh komshiun në zonat rurale apo qytete të vogla, por problemet e dhunës në familje… pra, kemi numër terr dhe numër të përhirtë në zona të mbipopulluara, si Fushë-Kosova dhe Prishtina, ka konflikt kulture, kemi rënë në teori të anemisë dhe nuk duam të japim informatën dhe në këtë rast ua vështirësojmë të gjitha institucioneve”, deklaroi Ademi.