Një nga hapësirat ikonike të kryeqytetit “Tuneli i Kurrizit” do të shndërrohet në një skenë ngjarjesh kulturore.
‘Kurrizi’ si entitet arkitektonik, por dhe si artefakt kulturor përmban në vete kujtime domethënëse për rezistencën kolektive dhe shpresën për liri që e karakterizonte vetëdijen kulturore dhe politike të shqiptarëve të Kosovës gjatë eskalimit të opresionit gjatët viteve të ’90-ta.
Prandaj, duke u kujdes të mbrohet ky artefakt identitar, në planin dinamik për tetëmuaj, kjo hapësirë do të jetë një mundësi që të shërbejë si hapësirë që frymon art dhe kulturë.
Drejtoria e Kulturës
Kryeqyteti Prishtina