Jam shumë krenare që në cilësinë e Kryetares së Komitetit Shkencor kemi mbajtur Kongresin mjekësor të VI-të të Odës së Mjekëve të Kosovës-OMK “Sfidat e Diagnostikës së Mijëvjeçarit”, më 17-19 tetor 2024, në Prishtinë. Ishte privilegj të kontribuoja në ofrimin e një programi të jashtëzakonshëm shkencor për audiencën tonë, duke i bërë bashkë disa nga mendjet më të ndritura në mjekësi.
Një falënderim i madh për të gjithë folësit e nderuar që e bënë këtë ngjarje një përvojë të paharrueshme dhe me ndikim.
Do të filloj me falenderimin e folësve nga patologjia për të vazhduar në postimet e radhës me prezantimin dhe falenderimin e folësve nga lëmitë tjera diagnostike si mikrobiologjia, biokimia, radiologjia dhe mjekësia nukleare të cilët ishin pjesë e kongresit.
PhillipMcKee, legjendë e vërtetë në dermatopatologji, ndau me ne dijen dhe përvojën e tij të jashtëzakonshme në këtë fushë. Kontributi e tij përfshirë edhe McKee’s Skin Pathology, vazhdon të formësojnë dermatopatologjinë në mbarë globin.
AlenaSkálová, patologe e pashoqe në patologjinë e kokës dhe qafës, na ndriçoi me ekspertizën e saj në këtë lëmi. Punëtoria e patologjisë së kokës dhe qafës ishte një nga ngjarjet kyçe të kongresit.
CordLangner, lider i shquar në patologjinë gastrointestinale, ndau njohuri të vlefshme për fenotipizimin e gastritit dhe sëmundjen inflamatore të zorrëve në punëtorinë e jashtëzakonshme të traktit gastrointestinal, duke i lënë audiencës shumë për të pasur parasysh për praktikën e tyre klinike.
BoštjanLuzar, ekspert dhe lider i njohur në dermatopatologji, ndau me audiencën njohuritë dhe përvojën e tij në punëtorinë e jashtëzakonshme të Dernatopatologjisë. Roli i tij në fushën e dermatopatologjishë ka qenë dhe vazhdon të jetë thelbësor në avancimin e kësaj fushe.
PhilippStröbel, na frymëzoi me punën e tij inovative dhe prezantimi mbi dixhitalizimin e shërbimeve të patologjisë duke na lënë të gjithëve gojëhapur për të përqafuar të ardhmen e patologjisë.
MonikaUlamec, ndau hulumtimin e saj inovativ mbi biomarkerët molekularë të karcinomës uroteliale, duke na frymëzuar me punën e saj inovatore në biologjinë e kancerit dhe mbuloi prezantimin e jashtëzakonshëm të #BožoKrušlin, patolog i njohur në fushën e uropatologjisë mbi karcinomën e prostatës.
ZoranGatalica, një nga pionerët në diagnostikimin molekular, ligjëroi në temën e diagnostikimit molekular, me theks të veçant te kanceri i veshkave. Përvoja dhe lidershipi i tij në mjekësinë e personalizuar vazhdojnë të ken ndikim të madhë.
PierPaoloPiccaluga, ekspert i mirënjohur në hematopatologji, na solli ligjëratën mbi botën komplekse të limfomave mbështetur në punën e tij mbresëlënëse dhe në fushën e hematologjisë dhe hematopatologjisë.
JessicaBentz, solli për magjepsi audiencën ligjëratën e saj të jashtëzakonshme për depistimin e kancerit të qafës së mitrës për HPV dhe optimizimin e strategjive të vaksinimit në Kosovë.
Gjithsesi, një mirënjohje e veçantë shkon për patologët tonë shqiptarë nga Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët ndanë njohuritë e tyre të çmueshme.
MajlindaIkonomi, ligjëroi mbi karcinomën invazive të qafës së mitrës dhe testimin e HPV-së, duke treguar hapat që po bëhen në kujdesin ndaj pacientëve dhe avancimin e diagnostikimit në Shqipëri.
TeonaBushatiBërdica, ligjëroi në fushën e diagnostikimit të tumoreve gliale, duke kontribuar në të kuptuarit e patologjisë së sistemit nervor me fokus të veçantë në diagnostikë.
EkremMaloku, ndau ekspertizën e tij në diagnostikimin e integruar të tumoreve të sistemit nervor qendror.
Krahas kontributeve të ekspertëve tonë ndërkombëtarë, patëm privilegjin të kemi prezantime të mrekullueshme nga patologët tonë vendas #FisnikKurshumliu, #ReshatMati, #VloraAziziPireva, #FatlindaSadiku, #ArlindaJakupi, #BlerinaUkimeri, #MeritaAdemaj dhe nga Shqipëria #LeartBërdica ekspertiza dhe përkushtimi i të cilëve e pasuruan shumë programin shkencor.
Një falenderim i veçantë për korin #Okarina me dirixhente #ElikonaHysajShala, prania dhe performanca e të cilit në ceremoninë e hapjes së Kongresit e madhështoi dhe pasuroi hapjen, duke na sjellur një performancë të mrekullueshme.
Ky kongres ishte dëshmi e rëndësisë së bashkëpunimit, inovacionit dhe edukimit të vazhdueshëm profesional në përballje me Sfidat e Diagnostikës së Mijëvjeçarit.
I shpreh mirënjohjen time të thellë Kryetarit të #OMK, #PleuratSejdiu dhe ekipit organizativ të stafit të OMK, studentëve, të gjithë të pranishmëve dhe folësve tanë të dalluar që kontribuan në këtë ngjarje të suksesshme.
Së bashku për një të ardhmen më të ndritur!