Për herë të parë në historinë e Maqedonisë së Veriut, Qeveria lëshon në qarkullim 250 milionë euro për zhvillimin e ekonomisë dhe mbështetjen e kompanive me norma të ulëta interesi.
Këto mjete do të përdoren për financimin e investimeve dhe rritjen e kapaciteteve të kompanive. Kreditë do të aprovohen nga Banka për Zhvillim, me kushte jashtëzakonisht të favorshme: afat kthimi deri në 15 vite dhe 3 vite grejs periudhë. Kompanitë mund të aplikojnë për kredi deri në 10 milionë euro, duke siguruar 20% të vlerës së investimit.
Ky hap do të japë shtysë të madhe ekonomisë së vendit, veçanërisht në një kohë krizash dhe sfidash globale. Kjo nismë do të ndihmojë kompanitë të forcohen, do të krijojë vende të reja pune dhe do të përmirësojë standardin e jetesës për qytetarët.
Kështu mbështetet ekonomia dhe shërbehen qytetarët!