GECI:MOSKË – PEKIN – OPOZITA: NDALONI ALBININ, SE PO NA LIDH ME AMERIKËN!

MOSKË – PEKIN – OPOZITA: NDALONI ALBININ, SE PO NA LIDH ME AMERIKËN!

       I   R   O   N   I   Z   M

Generali amerikan Eric Friedman paska deklaruar se “Kosovës i duhen njerëz si Albini që i bëjnë ballë ndikimit rus në Ballkan”.

Jo valla, gjeneral, opozita nuk të beson. Besa, as unë. Se Albini nuk e paska ndalur zgjerimin e Serbisë mbi trojet shqiptare – nga Molla e Kuqe te Nishi e deri në Merdarë – por për çudi, ju amerikanët po e lavdëroni.

Në vend që të dëgjojmë Lajçakun, Grenellin, Borrellin, Hashimin, Isën, Stanishiqin, lopën dhe viçin, ne paskemi zgjedhur ta ndjekim këtë Albinin që nuk pranoi të na sjellë Jugosllavinë e Re me Edi Ramën dhe Vuçiçin! Albini e paska prishur “bashkim-vëllazërimin” tonë me Shumadinë, e mbi të gjitha, paska pasur guximin të na lërë nën ndikimin amerikan, në vend që të na kthente në përqafimin e ngrohtë serbo-rus!

Amerika? Ajo që po i luan dy karrige me Kinën, ajo që nuk po na jep më bukë, vezë e kastraveca, por po na sjell helikopterë dhe Javelina! Amerika që nuk po na lejon të bëjmë paqe me vëllezërit tanë serbë dhe rusë, por po na shtyn drejt konfliktit!

Por mos u mërzisni! Me 9 shkurt, pas 7 ditësh, opozita do ta marrë pushtetin! Memluci dhe Arpangjiku janë gati për triumfin! Bedri Hamza Kryeministër! Lumiri i Preshevës President! Atëherë do ta kthejmë Kosovën në Serbi dhe Shqipërinë në Rusi, dhe njëherë e mirë do t’i themi lamtumirë Amerikës – ashtu siç e ëndërruan Hashimi dhe Kadrija nga shtabi i UÇK-së!