Dramë e shkurtër: OBORRI I LDK-së dhe “Nastradinët e LDK-së”

Dramë e shkurtër: OBORRI I LDK-së dhe “Nastradinët e LDK-së”
Autor: Halil Geci

Personazhet:
• Kara Isa Aga – tregtar i vjetër politik, mjeshtër i pazareve
• Fatmiri – pasues i parë, i mbetur në hije, nuk diti ta mbajë fronin që ia la Rugova
• Nastradin Lumiri – nxënësi i dëgjueshëm, trashëgimtari i oborrit politik
• Bajram Arpanxhiku – babai i Nastradin Lumirit, nga Presheva, i varfër, por i lumtur
• Narratori – zëri i arsyes

Skena 1: Oborri i LDK-së

(Në mes të oborrit të një ndërtese të vjetër politike, Kara Isa Aga rri mbi një stol druri. Në duar mban një qylym të vjetër politik, të cilin e shet sa herë i duhet një pazar i ri. Pranë tij qëndron Fatmiri, i mërzitur, duke e kuptuar se Kara Isa Aga e ka shfrytëzuar dhe tashmë po e hedh si leckë.)

Kara Isa Aga:

Fatmir, puna jote ka mbaruar! Ke qëndruar gjatë në fron, por tash është koha të largohesh. Shko e ulu nën hijen e dudit në Besjanë, se kur të më duhesh, të thërras!

Fatmiri (i shqetësuar):

Po unë, Aga? Çfarë të bëj tani? Kam dhënë gjithçka për këtë oborr!

Kara Isa Aga (me përbuzje):

E dhatë, por nuk dite ta mbash! Tani është koha për të riun, atë që do ta çojë më mirë tregtinë. Unë po nisem për në Beograd. Kam punë më të mëdha sesa të merrem me ty!

(Fatmiri del i përulur, duke tundur kokën. Nga larg dëgjohet një erë e ftohtë, si një parathënie e rrëzimit të tij të plotë.)

Skena 2: Takimi në Preshevë

(Në një rrugë me pluhur në Preshevë, Kara Isa Aga ndalon për t’u freskuar. Në oborrin e një shtëpie të thjeshtë sheh Bajram Arpanxhikun dhe djalin e tij të ri, Nastradin Lumirin. Bajrami, i varfër, por i lumtur, punon tokën, ndërsa i biri e vështron me ëndërrime të mëdha.)

Kara Isa Aga:

Hej, o Bajram, ky djali yt më duket i mençur. Si e ka emrin?

Bajram Arpanxhiku:

Nastradin Lumirus Arpangjikus, Aga!

Kara Isa Aga (qesh me ironi):

Hah! Ju qenkeni pjesë e fisit të Nastradinëve të Beogradit! A ma jep djalin të punojë me mua?

Bajram Arpanxhiku (i gëzuar):

Merre, Aga! Të paktën nuk do të vuajë si unë.

(Kara Isa Aga i vendos dorën në sup Nastradin Lumirit dhe e merr me vete drejt Prishtinës. Lumiri, me sy të ndritur nga ëndrrat e mëdha, nuk e kupton se po shkon drejt një skene të rreme.)

Skena 3: Oborri Mbretëror i LDK-së

(Pas disa vitesh, Kara Isa Aga është plakur dhe i sëmurë, i goditur nga paraliza politike. Nastradin Lumiri qëndron pranë tij, i përkulur, duke pritur fjalën e fundit të mjeshtrit të tij.)

Kara Isa Aga:

Dëgjo, djalë i mirë. Unë po të lë amanet oborrin mbretëror të LDK-së. Ti je besnik dhe i dëgjueshëm, prandaj ti do ta trashëgosh tregtinë!

Nastradin Lumiri (me entuziazëm):

Faleminderit, Aga! Do ta ruaj si sytë e ballit!

(Por sapo Kara Isa Aga vdes, biznesi politik shkon drejt rrënimit. Nastradin Lumiri nuk di si ta mbajë në këmbë oborrin. Dhomat mbretërore zbrazën, pasuesit largohen, dhe përfundimisht, gjithë ndërtesa shembet mbi të.)

Epilogu: Zëri i Narratorit

(Një dritë bie mbi skenën bosh. Një zë kumbon nga lart, ndërsa hija e një oborri të rrënuar shfaqet si sfond.)

Narratori:

Dhe kështu, Nastradinët e LDK-së u mblodhën, njëri pas tjetrit, për të ndarë atë që nuk u takonte. Për dekada, ata e shitën qylymin politik herë në Prishtinë, herë në Beograd, derisa përfunduan në rrësë… Dhe populli, si gjithmonë, mbeti duke pritur rrenat e tyre.

(Drita fiket. Perde.)

Fundi.