Standardet e Dyfishta të BE-së: Sanksione për Kosovën, Ledhatime për Serbinë Gjenocidale

Standardet e Dyfishta të BE-së: Sanksione për Kosovën, Ledhatime për Serbinë Gjenocidale

Samiti i Sigurisë në Londër dhe Kosova

Nëse Bashkimi Evropian dëshiron të dëshmojë seriozitetin e tij ndaj sigurisë dhe vlerave demokratike, duhet të fillojë me heqjen e menjëhershme të sanksioneve të padrejta ndaj Republikës së Kosovës. Nuk ka asnjë logjikë strategjike apo morale që të ndëshkohet një demokraci e re, ndërsa Serbia – një shtet që ka nisur katër luftëra gjenocidale dhe mbetet aleate e Rusisë fashiste – të tolerohet dhe përkëdhelet.

Evropa po tregon hipokrizinë e saj!
Vazhdimi i sanksioneve ndaj Kosovës, që bien në linjë me mentalitetin hegjemonist rus dhe serb, e bën BE-në të duket si një “tigër prej letre” – pa fuqi dhe pa koherencë strategjike. Ndërkohë që Rusia bombardon Ukrainën, BE-ja i bën presion një shteti që ka mbijetuar një gjenocid të orkestruar nga Beogradi. Kjo është e pakuptimtë dhe e turpshme!

Qëndrimi ndaj Kosovës është testi i kredibilitetit të Evropës
Nuk mund të luftosh fashizmin rus në lindje dhe njëkohësisht të tolerosh ndikimin e tij në politikën e BE-së ndaj Ballkanit. Nëse Evropa synon të mbrojë Ukrainën nga agresioni rus, duhet të kuptojë se Kosova është vija e parë e mbrojtjes ndaj ndikimit rus në Ballkan.

Siguria e Evropës nuk fillon në frontin e Donbasit, por në Republikën e Kosovës, aty ku padrejtësitë ndaj një demokracie të re dëmtojnë thelbin e vlerave evropiane. Nëse BE-ja vazhdon me këtë qasje hipokrite, atëherë jo vetëm që do të dështojë në Ballkan, por do të humbasë edhe ndikimin e saj global.

Koha e standardeve të dyfishta duhet të marrë fund.
Nëse BE-ja dëshiron të jetë një faktor i fuqishëm dhe jo një spektator pasiv e qesharak, atëherë duhet të fillojë me Kosovën!