GJUKANOVIÇ ZBULON PLANIN SEKRET PËR SPASTRIMIN ETNIK TË KOSOVËS

GJUKANOVIÇ ZBULON PLANIN SEKRET PËR SPASTRIMIN ETNIK TË KOSOVËS

“Dëgjojeni me vëmendje këtë video të Gjukanoviçit.”

Kosova është fjala më e shtrenjtë serbe.”

Kosova e ka përjetuar fatin që ka pasur, para së gjithash, për shkak të politikave të gabuara ndaj saj dhe më pas për shkak të përpjekjes për spastrimin etnik të Kosovës në vitin 1999. Nëse arkivat e shërbimeve të inteligjencës nuk janë shkatërruar, atëherë ekziston një plan i ri i inxhinierisë etnike, ku shqiptarët do të dëboheshin dhe do të fshiheshin gjurmët e jetës së tyre në Kosovë përmes manipulimeve me dokumentet dhe regjistrat zyrtarë. Sigurisht, ky plan i fshehtë nuk u pranua nga një pjesë e gjerë e bashkësisë ndërkombëtare, përfshirë NATO-n.Kosova është fjala më e shtrenjtë serbe.”

“Opozita e Kosovës: Dorë Lirë , e Mendje Lopë”

Zbulimi i Gjukanoviçit për planin e spastrimit etnik dhe fshirjes së gjurmëve shqiptare në Kosovë duhet të jetë një kambanë alarmi për të gjithë. Por çfarë bën opozita jonë? Ata që sot pretendojnë se mbrojnë Kosovën, dje ishin të gatshëm të falnin jo vetëm territore, por edhe gjakun e derdhur për liri.

Si mund të quhet opozitë një grup politikanësh që, në vend se të mbrojnë shtetin, janë bërë avokatë të atyre që donin zhdukjen e tij? Ata u dorëzuan para Serbisë, para interesave personale, e madje edhe para atyre që nuk fshehin as sot ambiciet e tyre për ta parë Kosovën të copëtuar.

Kur dikush si Gjukanoviçi – dikur pjesë e një regjimi që përndoqi shqiptarët – e pranon publikisht planin serb për spastrimin etnik, çfarë justifikimi kanë ata që e udhëhoqën Kosovën me duar të hapura për pazare të turpshme?

Historia do t’i gjykojë, por populli duhet t’i kujtojë!