LDK–PDK: KUMBARESHAT E TRADHTISË KOMBËTARE
Në këtë realitet të rrezikshëm politik dhe gjeostrategjik, Albin Kurti ka dalë si pengesa e vetme mes kësaj aleance të heshtur dhe shpërbërjes së shtetit të Kosovës.
Tradhtia nuk është gabim politik – është krim kombëtar.
Por kjo tradhti nuk ka ndodhur vetëm nga individë. Asnjë marrëveshje nuk ka kaluar në Qeveri, në Kuvend apo në Gjykatë Kushtetuese pa mbështetjen e fuqishme të LDK-së – partisë që sot duhet të mbahet mend si bashkëfajtore institucionale në projektin për dobësimin dhe zhbërjen e shtetit tonë.
Kjo është edhe arsyeja pse opozita – e udhëhequr nga PDK dhe LDK – është çuar me tërbim kundër fituesit të zgjedhjeve. Ata e dinë se nëse Albin Kurti arrin të ndalë zbatimin e këtyre marrëveshjeve të turpshme, historia e re e Kosovës do t’i shënojë përfundimisht si tradhtarët e shtetit.
Këto foto flasin vetë – në to shihen dy prej figurave kryesore të Ballkanit, Aleksandar Vuçiç dhe Hashim Thaçi, si të përkëdhelurit e Vladimir Putinit. Asnjëri prej tyre nuk ka ndërmarrë veprime të mëdha në rajon, sidomos kundër Kosovës, pa koordinim të heshtur me Kremlinin.
Kuptoni o popull: Hashim Thaçi, Edi Rama dhe rrethi i tyre politik nuk kanë lëvizur asnjë hap të madh pa pëlqimin apo ndikimin rus. Ky realitet duhet të shërbejë si alarm për çdo qytetar të ndershëm: çdo marrëveshje që ka favorizuar Serbinë, është një hap më afër shpërbërjes së Kosovës.
Kosova sot ka nevojë për vetëdije të lartë dhe përgjegjësi qytetare. Është momenti të kërkojmë drejtësi për dëmin e shkaktuar, dhe t’i japim fund çdo lidhjeje që cenon integritetin, sovranitetin dhe të ardhmen e shtetit tonë.
Mesazh për Popullin e Kosovës:
Ky popull duhet ta dijë qartë kush po e shpërbën atdheun dhe kush ia luajti nënën këtij vendi. Mjaft më me mashtrime – është koha e të vërtetës!
Zgjohu Kosovë!
Tradhtia nuk falet.
Kosova mbi të gjitha!
LDK dhe PDK – mos e harroni: Shteti nuk shitet.