Nis takimi i thirrur nga presidentja Osmani me liderët e partive politike

Në Presidencën e Kosovës ka nisur takimi i thirrur nga presidentja Vjosa Osmani me liderët e partive politike.

Ky takim po zhvillohet pas dështimit të formimit të qeverisë së propozuar nga Albin Kurti.

Në këtë takim pritet të diskutohet për hapat e mëtejmë institucionalë, përfshirë mundësinë e caktimit të një mandatarit të ri për formimin e qeverisë ose shpalljen e zgjedhjeve të reja parlamentare.Ende nuk dihet nëse do të arrihet ndonjë marrëveshje politike, ndërsa Presidenca pritet të japë detaje pas përfundimit të takimit.