Arben Fetai:Drekë pune me mikun tim, Christophe Le Rigoleur, Ambasadorin e Francës në vendin tonë.

Drekë pune me mikun tim, Christophe Le Rigoleur, Ambasadorin e Francës në vendin tonë.

Franca ka qenë dhe mbetet një mike e madhe e Maqedonisë së Veriut, një partnere historike në rrugën tonë drejt integrimit evropian, forcimit të demokracisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Mbështetja e saj është e çmuar dhe e pazëvendësueshme.

Me Ambasadorin biseduam për rezultatet e zgjedhjeve lokale, për vijimin e punës në qeverisjen qendrore, si dhe për prioritetet tona kryesore, punë të ndershme, stabilitet politik dhe zbatim të shpejtë të reformave që e çojnë vendin drejt Bashkimit Evropian.