Dëshmori i Kombit
Ali (Rakip) Beqa nga Laqi i Kaçanikut
Zëvendëskomandant i Kompanisë së Reçakut.
Ali Beqa, bir i Kaçanikut, ishte shembull i guximit, përkushtimit dhe sakrificës për lirinë e Kosovës. Edhe pse ende i pashëruar nga plagët e rënda që kishte marrë në dhjetor të vitit 1998, vetëm rreth një muaj para Masakrës së Reçakut, ai nuk u ndal asnjëherë në misionin e tij për atdheun.
Më 15 janar 1999, Ali Beqa ra heroikisht, duke rënë për të mos vdekur kurrë – sepse dëshmorët jetojnë përgjithmonë në kujtesën dhe historinë e popullit tonë. Gjaku i tij u bë themel i lirisë që sot e gëzojmë.
Lavdi jetës dhe veprës së tij.
Lavdi Dëshmorëve të Kombit.
Lavdi Aliut të Kaçanikut.