Xhelal Sveçla:Në Sllup të Deçanit sot i dhamë lamtumirën e fundit zonjës Zymë Mazrekaj, nënës së dy dëshmorëve të rënë për liri, Agim dhe Tahir Mazrekaj.

Në Sllup të Deçanit sot i dhamë lamtumirën e fundit zonjës Zymë Mazrekaj, nënës së dy dëshmorëve të rënë për liri, Agim dhe Tahir Mazrekaj.

Gratë si nëna Zymë janë të pavdekshme në kujtesën tonë kolektive, sepse rritën e edukuan fëmijë duke iu mësuar atdhedashurinë edhe atëherë kur ajo kushton me jetë. Mes dhimbjes ajo jetoi me krenarinë e madhe që përjetësoi dy bijtë e saj në altarin e lirisë sonë.

Përulje e mirënjohje për jetën e kontributin e nënës Zymë Mazrekaj që do ta kujtojmë gjithmonë me nderim ashtu si edhe bijtë e saj Agimin dhe Tahirin!