Dr. Ajet Xhafa në Shkup: Workshop profesional në Klinikën Universitare “Nënë Tereza”, vlerësohet puna e drejtorit Bashkim Shabani
U zhvillua në Shkup një workshop profesional në fushën e shëndetit seksual të meshkujve, me pjesëmarrjen e profesionistëve të mjekësisë dhe ekspertëve të fushës.
Aktiviteti u organizua në Qendrën Klinike Universitare “Nënë Tereza” në Shkup nga Boston Scientific, nën mikpritjen e drejtorit të Klinikës, Dr. Bashkim Shabani, dhe mjekut operator Dr. Ognen Ivanovski.
Në workshop mori pjesë edhe Dr. Ajet Xhafa, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale e cilësoi ditën si një mundësi të rëndësishme për shkëmbim të përvojave profesionale dhe diskutim mbi zhvillimin e mëtejshëm të kësaj fushe.
Xhafa veçanërisht vlerësoi investimet e realizuara në sallat operative, vizionin dhe përkushtimin e Dr. Bashkim Shabanit, si dhe mbështetjen institucionale të Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut në blerjen e pajisjeve për urologji.
Ai falënderoi stafin mjekësor të Klinikës dhe ekipin e Boston Scientific për organizimin dhe bashkëpunimin, duke shprehur dëshirën që takimi i radhës të organizohet në Prishtinë.
Një tjetër shembull i bashkëpunimit profesional mes mjekëve nga Shkupi dhe Prishtina, me fokus zhvillimin e mjekësisë dhe teknologjisë moderne në urologji.