Albulena Haxhiu në selinë e NATO-s në Bruksel, kërkon thellimin e bashkëpunimit me Aleancën

Albulena Haxhiu në selinë e NATO-s në Bruksel, kërkon thellimin e bashkëpunimit me Aleancën

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar sot një takim në selinë e NATO-s në Bruksel me zëvendësndihmësen e Sekretarit të Përgjithshëm për Operacione, Burcu San.

Haxhiu ka bërë të ditur se në këtë takim është diskutuar për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe NATO-s, veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Ajo ka theksuar se Kosova synon që një ditë të bëhet pjesë e Aleancës Veri-Atlantike, duke nënvizuar besimin e madh që qytetarët e Kosovës kanë ndaj NATO-s.

Gjatë takimit, kryetarja e Kuvendit ka falënderuar zyrtaren e NATO-s për kontributin e KFOR-it dhe bashkëpunimin me institucionet e Kosovës.

Po ashtu, është diskutuar për rritjen e konsultimeve politike, mbikëqyrjen demokratike të sektorit të sigurisë dhe bashkëpunimin parlamentar përmes Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Haxhiu ka theksuar se Kosova është e gatshme të japë kontribut edhe më të madh për sigurinë në rajon dhe Evropë, duke riafirmuar se vendi do të vazhdojë të jetë partner i përkushtuar dhe i besueshëm i NATO-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *