Ilir Hasani në Berlin, përfaqëson Maqedoninë e Veriut në Asamblenë Parlamentare të NATO-s
Deputeti Ilir Hasani, si pjesë e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka marrë pjesë në Sesionin e 72-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, të mbajtur nga 20 deri më 23 nëntor 2026 në Berlin të Gjermanisë.
Në këtë takim ndërkombëtar, në fokus të diskutimeve kanë qenë sfidat aktuale të sigurisë, bashkëpunimi ndërmjet vendeve anëtare dhe partnere të NATO-s, si dhe forcimi i paqes dhe stabilitetit.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Hasani ka theksuar rëndësinë e diplomacisë parlamentare dhe përkushtimin e Maqedonisë së Veriut ndaj vlerave euroatlantike.
Ai gjithashtu ka nënvizuar rëndësinë e rolit aktiv të vendit në Aleancën Veriatlantike dhe të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e sigurisë.
/INSAJDERI