Izet Mexhiti në Bogovinë: Me investime të përbashkëta mes komunës dhe Qeverisë, çojmë përpara projektet për qytetarët

E enjta nisi në Bogovinë, ku na priti kryetari i komunës, Feti Abazi. Bashkë me Bilall Kasamin, ministra, zëvendësministra dhe deputetë të zonës, diskutuam për investimet e realizuara, punimet që po zhvillohen dhe projektet që komuna ka planifikuar.

Folëm për përmirësimin e infrastrukturës në fshatra, për zhvillimin e turizmit dhe të blegtorisë, si dhe për kushtet që duhen krijuar për të tërhequr investime të reja.

Në të njëjtën tryezë, komuna dhe ministritë patën mundësi të flasin konkretisht për nevojat e Bogovinës dhe për projektet që kërkojnë angazhimin e përbashkët të institucioneve. Vetëm duke bashkërenduar punën mes pushtetit lokal dhe atij qendror mund t’i çojmë përpara këto projekte dhe t’u përgjigjemi nevojave të qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *