Izet Mexhiti: Nëntori bashkon shqiptarët përmes muzikës, kulturës dhe identitetit kombëtar – mbrëmje festive në Teatrin Shqiptar në Shkup!

Izet Mexhiti: Nëntori bashkon shqiptarët përmes muzikës, kulturës dhe identitetit kombëtar – mbrëmje festive në Teatrin Shqiptar në Shkup!

Në kuadër të festave të Nëntorit, mbrëmë në Teatrin Shqiptar në Shkup është mbajtur një mbrëmje muzikore me artistët e njohur Miranda Hashani dhe Selami Kolonja.

Izet Mexhiti, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka vlerësuar rëndësinë e muzikës dhe kulturës shqiptare në ruajtjen e identitetit kombëtar, duke theksuar se festat e Nëntorit na rikthejnë te rrënjët, historia dhe simbolet që na bashkojnë.

Mexhiti ka kujtuar gjithashtu se këtë Nëntor shënohet edhe 20-vjetori i vendosjes së shtatores së Skënderbeut në Çair.

Mbrëmja artistike ishte një tjetër aktivitet në kuadër të festimeve të Nëntorit, duke ndërthurur muzikën, emocionet, historinë dhe krenarinë kombëtare shqiptare.

INSAJDERI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *