Ardi i Flamurit dhe Shkodranja e luftës, një fotografi që bashkon historinë dhe krenarinë kombëtare në Kumanovë!
Në prag të festave të Nëntorit, një fotografi nga Kumanova sjell së bashku Ardi Saitin, të njohur si Ardi i Flamurit, dhe Shkodrane Dardhishta Zenunin, të njohur si Shkodranja e luftës.
Dy figura me rrugëtime të ndryshme, por me një simbol të përbashkët – flamurin kuqezi.
Shkodranja, që mbart kujtimet dhe sakrificat e luftës, dhe Ardi, i njohur për përkushtimin ndaj flamurit kombëtar, përcjellin përmes kësaj fotografie një mesazh të respektit për historinë dhe identitetin shqiptar.
Në ditët e festave të Nëntorit, kjo fotografi nga Kumanova merr një domethënie të veçantë, duke simbolizuar lidhjen ndërmjet së kaluarës dhe brezave të sotëm.
Burimi i informacionit: TV News.
INSAJDERI