IZET MEXHITI U BËN THIRRJE SHQIPTARËVE TË LUGINËS: MË 25 TETOR DILNI DHE VOTONI!
Bashkëkryetari i VLEN-it dhe kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, u është drejtuar shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, duke i bërë thirrje që më 25 tetor të marrin pjesë në zgjedhje dhe të shprehin lirshëm vullnetin e tyre.
Mexhiti ka vlerësuar bashkimin e subjekteve politike shqiptare në një listë të përbashkët, duke theksuar rëndësinë e përfaqësimit politik dhe institucional të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Ai u ka bërë thirrje edhe shqiptarëve të Luginës që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, në diasporë dhe kudo tjetër, që të marrin pjesë në procesin zgjedhor.
“Më 25 tetor, pjesëmarrja dhe vota e secilit qytetar me të drejtë vote kanë rëndësi.” 🇦🇱