MISАJLOVSKI: SALLË E RE SPORTIVE NË AKADEMINË USHTARAKE, INVESTIM PËR NJË USHTRI MË TË FUQISHME
Ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë së Veriut, Vlado Misajlovski, ka njoftuar për investimet në përmirësimin e kushteve për trajnim dhe përgatitje fizike në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostolski”.
Përmes një postimi, Misajlovski theksoi se salla e re sportive paraqet një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të trajnimit dhe forcimit të Ushtrisë.
“Punojmë me përkushtim, investojmë konkretisht dhe krijojmë kushte më të mira!”, ka shkruar ministri.
Projekti për ndërtimin e sallës së re sportive u prezantua në gusht të vitit 2025. Objekti shumëfunksional është paraparë të ketë tribunë me 400 ulëse, hapësira ndihmëse dhe zhveshtore, me qëllim të përmirësimit të kushteve për kadetët dhe pjesëtarët e Ushtrisë.
Misajlovski thekson se Ministria e Mbrojtjes do të vazhdojë me projekte konkrete për përmirësimin e kushteve dhe zhvillimin e kapaciteteve të Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut.