Trump pranon: Lufta me Iranin ndikoi në humbjen e republikanëve
Presidenti amerikan Donald Trump ka pranuar se lufta me Iranin ishte një nga arsyet kryesore të humbjes së republikanëve në zgjedhjet e së martës, ku ata humbën shumicën në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve.
Edhe zëvendëspresidenti JD Vance fajësoi drejtpërdrejt luftën për rezultatin zgjedhor, duke thënë se çdo analizë për humbjen duhet të nisë pikërisht nga ky fakt.
I pyetur për deklaratën e Vance, Trump tha se ajo ishte „kryesisht e vërtetë“, duke theksuar se lufta ndikoi edhe në rritjen e çmimit të naftës dhe karburanteve.
Megjithatë, Trump tha se do të merrte sërish të njëjtin vendim për luftën me Iranin. Ai pretendoi gjithashtu se republikanët do të kishin fituar nëse emri i tij do të ishte në fletëvotime.