Blina Elezi, nxënësja që moderoi manifestimin e 28 Nëntorit në Sllupçan
Në prag të festës së 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, Shkolla Fillore “Faik Konica” në Sllupçan organizoi sot një manifestim kushtuar kësaj date të rëndësishme kombëtare.
Moderimin e këtij manifestimi e realizoi Blina Elezi, nxënëse e klasës së nëntë, e cila pati mundësinë të dëshmojë talentin dhe aftësitë e saj në prezantim.
Organizime të tilla shkollore kanë një rëndësi të veçantë në kultivimin e dashurisë për atdheun, ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e talenteve të brezave të rinj.
INSAJDERI i uron Blinës shumë suksese në rrugëtimin e saj shkollor dhe në të ardhmen!
🇦🇱 Urime 28 Nëntori!