Studenti i mjekësisë nga Sllupçani,Merdijan Isaki, pjesë e grupit të studentëve shqiptarë që takuan Presidentin Bajram Begaj!
Studenti i mjekësisë, Meridijan Isaki, me prejardhje nga fshati Sllupçan i Komunës së Likovës, ka qenë pjesë e një grupi studentësh shqiptarë që zhvilluan një takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
Gjatë takimit u diskutuan çështje me rëndësi për shqiptarët kudo që jetojnë, me theks të veçantë te ruajtja e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar, si dhe roli i rinisë shqiptare në çështjet kombëtare.
Isaki, së bashku me studentët e tjerë, mori pjesë edhe në një aktivitet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, ku, sipas njoftimit të tij, votuan rezolutën për gjuhën, kulturën dhe identitetin shqiptar.
Përmes një postimi, studenti nga Sllupçani është shprehur i nderuar që ishte pjesë e këtyre aktiviteteve, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të të rinjve në ruajtjen dhe promovimin e vlerave kombëtare.
“Për gjuhën, identitetin dhe çështjen tonë kombëtare!”, ka qenë mesazhi i tij.