Astrit Iseni në ceremoninë e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë: Të forcojmë miqësinë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve!
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Astrit Iseni, me ftesë të ambasadorit të Republikës së Shqipërisë, Denion Meidani, ka marrë pjesë sonte në ceremoninë solemne të organizuar nga Ambasada e Shqipërisë, me rastin e festës së 28 Nëntorit.
Në këtë përvjetor të rëndësishëm kombëtar, Iseni ka theksuar rëndësinë historike të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, duke e cilësuar atë si simbol të lirisë, shtetësisë dhe aspiratave shekullore të popullit shqiptar.
Zëvendësministri Iseni ka riafirmuar përkushtimin e tij për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, thellimin e bashkëpunimit institucional në fushën e sigurisë, stabilitetit rajonal dhe integrimit evropian.
“Gëzuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë!”, ka uruar