Daut Beqiri shfaqet krah funksionarëve të VLEN-it dhe kryetarit të Sarajit, pas zërave për përçarje brenda koalicionit

Daut Beqiri shfaqet krah funksionarëve të VLEN-it dhe kryetarit të Sarajit, pas zërave për përçarje brenda koalicionit

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, është shfaqur në një aktivitet të organizuar me rastin e festave të Nëntorit, së bashku me disa funksionarë të VLEN-it dhe kryetarin e Komunës së Sarajit.

Kjo paraqitje vjen pas raportimeve të fundit për pakënaqësi dhe zëra për largimin e tij nga VLEN-i.

Pamjet e publikuara sot tregojnë Daut Beqirin në shoqërinë e përfaqësuesve të koalicionit, duke lënë të kuptohet se raportet mes tyre vazhdojnë.

Deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar për largimin e tij nga VLEN-i.

A ka përçarje në VLEN apo raportet vazhdojnë të jenë të afërta? Paraqitja e sotme e Daut Beqirit ka rikthyer vëmendjen te zhvillimet brenda koalicionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *