FATMiR LIMANI TAKOHET ME BASHKATDHETARËT NË AUSTRI: “ISH-TE TAKIMI MË VËLLAZËROR QË KAM PËRJETUAR NË MËRGIM”
Fatmir Limani ka qëndruar në Austri, ku më 27 nëntor ka zhvilluar një takim me bashkatdhetarët shqiptarë në Vöcklabruck, në afërsi të Linzit.
Takimi u karakterizua nga pjesëmarrja e madhe dhe një atmosferë miqësore e vëllazërore, ndërsa në fokus të diskutimeve ishin çështjet ekonomike, sociale dhe mundësitë për investime në vendlindje.
Gjatë bashkëbisedimit u diskutua edhe për rolin e diasporës në zhvillimin e vendit, si dhe mundësitë që bashkatdhetarët të kontribuojnë përmes investimeve dhe angazhimit të tyre.
Limani e ka cilësuar këtë si një nga takimet më të veçanta gjatë jetës së tij në mërgim, duke shprehur mirënjohje për mikpritjen dhe pjesëmarrjen e bashkatdhetarëve.
“Ky ishte takimi më vëllazëror që kam përjetuar ndonjëherë në jetën time në mërgim”, ka shkruar Limani.
Pamjet: Fatmir Liman