Përfundon vizita katërditore e Jakup Krasniqit në familje

Ish-zëdhënësi  i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka përfunduar vizitën e tij katërditore në Kosovë, duke u përshëndetur me familjarët e tij në momente tejet emocionuese dhe të vështira për të gjithë.
Pamjet nga momenti i ndarjes janë të mbushura me emocione dhe dhimbje. Krasniqi shihet teksa përqafon mbesën e tij, në një moment prekës familjar, ndërsa djali i tij shihet duke mbyllur derën e shtëpisë, duke shënuar kështu përfundimin e vizitës dhe largimin e tij, raporton IndeksOnline.
Përtej çdo fjale, këto pamje përcjellin dhimbjen e një familjeje që duhet të ndahet sërish, pas vetëm katër ditësh të kaluara së bashku.
Vizita katërditore e Krasniqit në Kosovë përfundoi me një përshëndetje të vështirë me më të dashurit e tij, duke lënë pas emocione të forta dhe një ndarje që prek këdo që i sheh këto pamje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *