Berisha me deklarata të rënda për ish-vjehrrën e Arlindës: E la të shtrirë pas derës, pa i ofruar asnjë ndihmë!

Berisha me deklarata të rënda për ish-vjehrrën e Arlindës: E la të shtrirë pas derës, pa i ofruar asnjë ndihmë!

Avokati Besnik Berisha, gjatë paraqitjes së tij në emisionin “Adresa” në Kanal 10, ka zbuluar detaje tronditëse lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Sipas Berishës, ngjarja tragjike ka ndodhur në prani të ish-vjehrrës së viktimës, dy djemve të kunatit dhe djalit të saj.

Avokati ka ngritur pikëpyetje serioze mbi sjelljen dhe mosveprimin e personave të pranishëm, duke u ndalur veçanërisht te ish-vjehrra e Arlindës, e cila është arrestuar dy ditë më parë.

“Ajo nuk e mori mundimin t’i afrohej nënës së nipit të saj, e la të shtrirë prapa derës, ku u ekzekutua barbarisht”, ka deklaruar Berisha.

Ai ka pretenduar se ish-vjehrra nuk kishte bërë as përpjekjen më të vogël për t’i ofruar ndihmë viktimës.

Sipas avokatit, arrestimi i saj nuk lidhet vetëm me momentin tragjik, por edhe me veprime të dyshuara që i kanë paraprirë vrasjes.

Pretendimet e ngritura mbeten objekt i hetimeve, ndërsa përgjegjësia penale përcaktohet nga organet e drejtësisë.

/INSAJDERI/

“

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *