Çairi bëhet nikoqir i Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”, bashkohen studentët shqiptarë nga pesë qytete

Çairi bëhet nikoqir i Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”, bashkohen studentët shqiptarë nga pesë qytete

Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, në bashkëpunim me Komunën e Çairit, mirëpritën studentë shqiptarë nga Shkupi, Tetova, Prishtina, Tirana dhe Vlora, në kuadër të Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”.

Në këtë organizim morën pjesë edhe kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, si dhe profesorë të Universitetit “Nënë Tereza”, në mesin e tyre edhe Bujami Bela.

Universiada synon të krijojë ura bashkëpunimi ndërmjet studentëve shqiptarë nga hapësira të ndryshme shqiptare, duke i bashkuar ata përmes aktiviteteve sportive, shkëmbimit të përvojave dhe frymës së solidaritetit.

Përmes këtij aktiviteti, të rinjtë kanë mundësi të njihen më nga afër, të krijojnë miqësi të reja dhe të forcojnë lidhjet ndërmjet universiteteve shqiptare.

Universiada “Çair 2026” përcjell një mesazh të rëndësishëm të bashkimit, bashkëpunimit dhe komunikimit ndërmjet brezave të rinj, duke e kthyer sportin në një pikë takimi për studentët shqiptarë nga të gjitha trevat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *