Manojloviq: Vuçiqi duhet të arrestohet, drejtësia të mos ndalet te „peshqit e vegjël“
Lideri i lëvizjes Kreni-Promeni, Savo Manojloviq, ka kërkuar arrestimin e ish-presidentit serb Aleksandar Vuçiq, duke deklaruar se lufta kundër korrupsionit nuk duhet të ndalet te zyrtarët e nivelit të ulët.
„Kushdo që ka vjedhur dhe ka qenë i korruptuar duhet të përfundojë prapa grilave. Nuk duhet të fillohet nga peshqit e vegjël, vetëm për t’ia mbyllur sytë publikut“, deklaroi Manojloviq.
Ai më pas ishte i drejtpërdrejtë në deklaratën e tij:
„Drejtësia në Serbi nënkupton që Aleksandar Vuçiq duhet të arrestohet“, tha Manojloviq.
Ai theksoi se përgjegjësia për korrupsionin duhet të përcaktohet nga institucionet e pavarura dhe përmes procedurave ligjore. /Preshevacom